Historia e 12-vjeçarit që do shiste limonada, të cilin e reklamoi me dashamirësi Blendi Fevziu, në fakt, rezulton të banojë në një vilë që kushton më së paku 2 milionë dollarë.
Banorët e Green Coast dëshmojnë se prindërit e tij janë Nereida Petriti dhe Elvi Fundo. Gazeta disponon dhe chat-in e banoreve te Green Coast ku ata janë të perfshirë, por nuk po e bëjmë publik për të ruajtur privatësine e të tjerëve, si dhe pagesat e administrimit.
Po ashtu makina ne foto rezulton te jete makinë me pronarë CNA Media, pra Elvi Fundo
Ky i fundit është akuzuar nga media si një nga gjobaxhinjtë me pagesë në shtypin shqiptar, që sulmon kundrejt pagesave nën dorë dhe mbrohet në emër të SPAK, duke përdorur emrin e Altin Dumanit dhe Olsi Dados.
Ky biznes, me sa duket, i ecën shumë mirë, por nuk kuptohet pse i është dashur të reklamojë djalin 12-vjeçar si hallexhi për të justifikuar milionat e vilës.
Se ky e ka mirë dhe me SPAK-un, nuk ka pse të justifikojë të ardhurat me fitimet nga banaku ku do shiste djali 12-vjeçar. Banaku që do shiste pije freskuese brenda kompleksit luksoz Green Coast në Palasë, nuk është i regjistruar në organet tatimore, por kjo nuk është arsyeja e vetme që ai nuk po vazhdon punë. I mituri 12-vjeçar, që u prezantua si shitës, në fakt është mbulesë e një biznesi të paligjshëm të dy prindërve të tij, që kanë një vilë luksoze brenda kompleksit.
Burime nga task-forca e tatimeve në terren i thanë gazetës se kanë verifikuar që banaku nuk është në punë pas ditës që iu bë reklamë 12-vjeçarit dhe nuk është i regjistruar si biznes që të pajiset me NIPT. Deri tani ata kanë zbuluar vetëm se fëmija, pas të cilit fshihen dy prindërit e tij, banojnë brenda kompleksit tek një vilë luksoze që kushton rreth 2 milionë dollarë në tregun e sotëm dhe që ka numër pasurie 125/B. Vila ka dhe punime tw paligjshme brenda saj.
Këtë informacion ata e siguruan në terren duke pyetur banorët. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse prindërit e tij janë emigrantë nga Gjermania, siç paraqiten në Green Coast, apo qytetarë të Shqipërisë, por fëmija është banor i asaj vile.
Kjo tregon se ai është keqpërdorur nga prindërit për biznes të paligjshëm duke përdorur në këtë rast edhe dashamirësinë e Fevziut. Më poshtë fotot e vilës luksoze./gazetatema




