Pas një ndërprerjeje prej 10 ditësh, News24 është rikthyer sërish në transmetim.
Kujtojmë se disa ditë më parë kompania KAYO, së bashku me përmbarimin dhe Policinë e Shtetit bllokuan dy godinat ku Focus Media Group ushtronte aktivitetin.
Gazetarët dhe punonjësit u nxorën jashtë ambienteve, ndërsa në orën 7:36 të 9 gushtit, sinjali i News24 u ndërpre nga transmetimi.
Ky veprim solli reagime të shumta, teksa gazetarët mbajtën edhe një protestë para godinave, tashmë të ‘uzurpuara’ nga ushtria e KAYO, të cilat bënë edhe boshatisjen e godinës.
Po ashtu edhe pse Gjykata e Tiranës i ktheu godinën Focus Media Group, por gazetarët nuk u lejuan nga ushtria që të futeshin në zyra.
Bëhet me dije se News24 ka gjetur një tjetër ambient, ku ka nisur edhe transmetimin.




