Kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin për menaxhimin e plazheve, duke shënjestruar fenomenin e shezlongëve të vendosur krah për krah dhe duke paralajmëruar se kjo praktikë nuk do të tolerohet më.
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te Kavaja, ku theksoi se pritet një bashkëpunim i sinqertë për të frenuar ndërtime të reja që po zënë hapësirën e pishave. “Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike… Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh, hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë”, u shpreh ai, duke thumbuar kryetarin e bashkisë, Fisnik Qosja. .
Kryeministri njoftoi se shumë shpejt do të publikohet plani i ri për bregdetin, ku disa plazhe do të kalojnë nën administrimin e plotë të bashkive. Ai theksoi se dy prej tyre tashmë janë të përcaktuara: Ksamil dhe Dhërmi.




