Yuri Kim “do hajë bar” në pension, merr fund karriera diplomatike

0
56

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 dy ditë më parë i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.

Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së.

Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë, ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.

Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi erdhi në vitin 2019 në Tiranë me misionin për përçarjen e opozitës, duke e futur në një cikël lufte të brendshme nga e cila u deshën vite për t’u rikuperuar.

Në serinë e presioneve të Yuri Kim ndaj opozitës, deklarata-simbol e arrogancës së saj ka qenë ajo që u bë në shkallët e selisë së Partisë Demokratike pas një takimi me kryetarin e atëhershëm, Lulzim Bashën.

Me një ton që nuk i shkonte përshtat një diplomateje, ajo u tha demokratëve: “Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” vijoi Yuri Kim, një referencë për ish-drejtuesin e demokratëve Sali Berisha, të cilin amerikanët e kanë shpallur non grata, si person i përfshirë në korrupsion madhor.

Kjo shprehje, ka mbetur si një nga gafat më të përçmuara të diplomacisë amerikane në Shqipëri. Ende sot konsiderohet si një përbuzje e hapur ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk duhej të mendonin me kokën e tyre, por vetëm të zbatonin axhendat e imponuara nga jashtë.

Pas largimit nga Tirana, ajo që Edi Rama e përcolli me togfjalshin “më shqiptarja mes amerikanëve”, u përfol disa herë per shkarkim nha detyra në departamentin e shtetit.Në korrik një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” u shpreh se Ambasadorja Kim do vazhdonte ishte pjesë e administratës amerikane, mirëpo shtoi ai, pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare”. Zëdhënësi theksoi se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit”, por me sa duket siç po shihet sot me daljen “”vullnetare në pension”.ish-ambasadorja amerikane në Tiranë ishte parë para kësaj deklarate duke duartrokitur disa kolegë të saj që u larguan departamenti i shtetit me një vendim të Marco Rubio në kuadër të një reformimi të thellë e që ka çuar në eliminimin e gati 1,300 vendesh pune në Departamentin e Shtetit dhe shërbimin diplomatik nëpër botë.

Yuri Kim përfaqësoi atë shkollë diplomatësh që kur zbarkojnë në vende të vogla, preken shpejt nga virusi i Laurencit të Arabisë. Ata ndihen të gjithëpushtetshëm dhe të gjithë fuqishëm. Vendosin kursin e politikës, si në marëveshjen e 5 qershorit, mbështesin investime të dyshimta si në rastin anijeve gjeneratorë për të cilët taksapaguesit paguajnë pa marrë gjë në këmbim, vënë veton se kush do të burgoset nga SPAK ose jo. Ajo ishte e dukshme dhe e zhurmshme.

Ashtu sikurse e nënvizoi edhe kryeministri Rama, në mesazhin e tij të lamtumirës Yuri Kim ishte përditë në TV, në Instagram, në Twitter duke i imponuar publikut qëndrimet e saj. Ajo shndërrohej në lajm edhe kur gostitej me raki nga banorët e fshtrave të jugut, edhe kur shikonte një ekspozitë, madje dhe kur organizoi tur lamtumire.

Para largimit të saj nga DASH, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan dhe FBI të nisin një hetim në lidhje me ish ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

“Ajo  ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, pati deklaruar ai./Lapsi.al

Zjarr Tv Ad