Merret i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Vaut të Dejës akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit

0
39

Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikua akuza për korrupsion zgjedhor.

Kristian Shkreli u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për PSD-në e Tom Doshit.

Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Zjarr Tv Ad