E mërkurë, Gusht 19, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vret veten një person me armë zjarri në poligonin pranë stadiumit ‘Air...

Vret veten një person me armë zjarri në poligonin pranë stadiumit ‘Air Albania’

0
7

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet.

Një person ka vrarë veten brenda poligonit të qitjes. Viktimë ka mbetur një 35-vjeçar.

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad