Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke pritur jashtë Pallatit të Brigadave liderët e Ballkanit Perëndimor ka patur edhe një komunikim me gazetarët. Rama u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin e marrë nga GJKKO lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Rama u përgjigj se te gjitha pyetjet do të marrin përgjigje në konferencë për shtyp. Ai iu drejtua gazetarëve që të marrin fjalën në konferencë dhe do të japë përgjigje.
“Për çdo pyetje do të marrësh përgjigje, gjithmonë. Vetëm fol me etikë. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do të thyej rregullat e do të të jap gjithmonë të drejtën e pyetjes. Por jo për miting por pyetje, për të marrë përgjigje”, tha Rama.




