Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se pezullimi nga GJKKO i zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese, vjen edhe veprimi nga Kryeministria.
Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp krah Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, është prononcuar në lidhje me pezullimin e zv.Kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO.
Rama e quajti të paprecedent në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe në Evropë, pezullimin dhe ndërhyrjen e drejtësisë në ezkekutiv.
Rama e quajti ndërhyrjen brutale, ndërkohë dha sinjal të qartë se nuk do ta “dorëzojë” Ballukun, duke deklaruar se vendimi i pezullimit do të çohet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që vendi deri në vendimin e GJK do të jetë pa zv.kryeministër dhe pa ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.




