Qeveria po mban sot mbledhjen e radhës, e para pa prezencën e Belinda Ballukut, pasi u pezullua nga GJKKO si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mbledhja ka nisur në orën 12:00, dhe po drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Çështja Balluku është dërguar në Gjykatën Kushtetuese pasi qeveria pretendon se GJKKO cenoi pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se vendimi i gjykatës do të respektohet, por vendi i zëvendës kryeministrit do të mbetet bosh derisa Kushtetuesja të shprehet për çështjen.




