Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

0
0

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike.

Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët.

Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu se lëvizja e organizuar nga Salianji dhe kolegë të tjerë demokratë nuk ka për qëllim pozicionin e kryetarit të PD-së.

“Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë mendoj se është një moment shumë i mirë edhe për të për ta integruar këtë lloj energjie brenda partisë, sepse e kemi të nevojshme, ndryshe do kemi më pak mbështetje.

E kam takuar Berishës edhe sëfundmi. Ne e kemi emëruesin e përbashkët të njëjtë. Sepse s’do thoja që është kryetari im dhe unë e mbështes, nëse ne i kemi mendimet ndryshe. Nuk do isha në atë forcë politike përndryshe, nuk do shkoja aty në ditën e tij më të keqe.

Në takim Berishës i shpreha vlerësimin për faktin që po del në terren. Akoma nuk kishte filluar. Shumë mirë që del në terren, do i dëgjosh vetë njerëzit. Takimi me Berishën ishte pas kafes”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad