Anëtari i PD në Elbasan shpërthen ndaj Nokës: Po shkatërron partinë

0
0

Andi Mema, anëtar i Partisë Demokratike në Elbasan, ka reaguar ndaj Flamur Nokës pasi e akuzoi se ka lidhje me krimin dhe Partinë Socialiste.

Në një reagim në rrjete sociale, Mema, kryetar i grup sesionit të lagjes “5 Maji”, thotë se ai është zgjedhur me votë, ndërsa Noka është një ndër ata që po e shkatërron Partinë Demokratike.

Mema shprehet se nuk mund të flasë Noka për lidhje me krimin, ndërsa shton se sulmon gjithmonë demokratët që nuk e pëlqejnë atë dhe “sojin e tij”. Më tej, ai i përmend edhe “vila e apartamente të vjedhura”, duke e paralajmëruar se do t’ia nxjerrë Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në shesh.

“Unë jam kryetar GS i Partisë Demokratike i zgjedhur me votë. Ti je një fëlliqësirë që të kanë përzënë nga kudo ku ke qenë, të përzunë në Kukës dhe nuk të qas njeri, të kanë përzënë kudo ku ke qenë. Të akuzosh ti që je non grata në Britani dhe Amerikë pikërisht për lidhjet me krimin dhe për korrupsionin galopant përveçse për gomarllëkun e madh që përfaqëson kjo është medalje”, shkruan mes të tjerash ai.

Zjarr Tv Ad