Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje

0
0

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione.

Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.

Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro.

Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor):

  1. Ani Dyrmishi
  2. Arian Ndoja
  3. Eno Bozdo
  4. Erion Mile
  5. Kiduina Zaka
  6. Klevis Balliu
  7. Marjana Koçeku
  8. Skënder Pashaj
  9. Zegjine Çaushi
  10.  Zija Ismailaj

Por kompensimi për pasaportat diplomatike nuk është i vetmi që është kërkuar nga deputetët. Të dhënat e siguruara pranë Kuvendit të Shqipërisë, tregojnë se 13 prej tyre paguajnë qiranë me para publike.

Mes emrave bie në sy kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj si dhe deputetja e shumëpërfolur socialiste Zegjine Çaushi.

Pagesat për qiranë (Tetor):

  • Antoneta Dhima PS           350 Euro
  • Fadil Nasufi PS                   350 Euro
  • Hatixhe Konomi PS            350 Euro
  • Agron Gjekmarkaj              350 Euro
  • Bledi Çomo PS                   116 Euro
  • Erion Mile PS                      350 Euro
  • Erjona Ismaili PS                 290 Euro
  • Genti Lakollari PS               300 Euro
  • Ledina Alolli PD                  210 Euro
  • Ramion Kurti PS                 338 Euro
  • Zegjine Çaushi PS              361 Euro
  • Niko Peleshi PS                  350 Euro
  • Gerta Bardeli  PD               350 Euro

Paga bazë e deputetëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Krahas pagës, ata përfitojnë edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburant, si dhe kompensime për dietat e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat tregojnë se, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve arritën në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kushtuan 750 euro, raporton Report TV.

Zjarr Tv Ad