Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD duhet të qëndrojë e bashkuar në betejën kundër qeverisë, duke refuzuar çdo ide për përjashtime të zërave kritikë brenda partisë.
Në një intervistë në Studio 24 në News24, Tabaku reagoi për lëvizjet e Ervin Salianji, duke theksuar se mendimi ndryshe është i vlefshëm dhe nuk duhet goditur.
E pyetur nëse ka pasur një largim të Salianjit nga kryesia, Tabaku u shpreh se nuk ka dijeni për një vendim të tillë.
“Ervini duhet ti kishte dhënë mendimet e tij në struktura e partisë. Unë vlerësoj këdo që ka mendim ndryshe. Jam kundër sulmit ndaj atyre që kanë mendim ndryshe.
Edhe unë kam pasur mendim ndryshe dhe nuk besoj që mendimi ndryshe na bën keq.
Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe. Sot të gjithë potencialin që ne kemi duhet ta kemi përballë qeverisjes. PD bëri një hap përpara për t’i shtrirë dorën kujtdo që kalon përtej interesit politik.
Në këtë betejë ne kemi nevojë që t’i kemi të gjithë bashkë”, tha ajo.




