Adriatik Lapaj fton qytetarët: Protestoni për padrejtësitë

0
0

Ditën e nesërme në orën 18:00, Partia “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë tubim para kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se duhet të protestojnë të gjitha ata i janë larguar fëmijet, ata që përballen me padrejtësitë e tatimeve, që Lapaj i quan “gjobaxhinj me uniformë shteti”.

“Ata që u largohen fëmijët dhe u prishen pronat duhet të pyesin vetën a duhet të protestojnë Ata që shkojnë në spitale dhe nuk gjejnë ilaçe, duhet të pyesin vetën a duhet të protestojnë?

Ata që përballen me tatimet dhe padrejtësinë e gjobaxhinjve që mbajnë uniformën e shtetit duhet të pyesin veten dhe a duhet të bashkohen që të protestojnë”, tha ndër të tjera Lapaj.

Përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë ndërmarrë sot një aksion përpara Kryeministrisë, ku kanë kërkuar që qytetarët të rreshtohen në reagimin kundër qeverisë.

“Ne do të përballemi e kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të bashkuara”, shkruhej në pankartën që ata mbanin në duart, duke cituar një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Njëkohësisht është bërë me dije edhe data e protestës, duke thirrur tubim ditën e nesërme, 17 janar në orën 18:00.

“Shqiptarët të rreshtohen krah drejtësisë. 17 janar të gjithë në shesh kundër regjimit të hajdutëve”, ishte thirrja e tyre.

Ndërkohë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar që qytetarët t’i bashkohen protestës, për të reaguar kundër “regjisorit të këtij sistemi korruptiv”.

Zjarr Tv Ad