Arben Malaj: Edi Ramën është viktimë e etjes për pushtet

0
0

Nga Arben Malaj

Ky mesazh i drejtpërdrejtë iambasades amerikane , por i formuluar në gjuhë diplomatike, nuk i drejtohet vetëm Ramës si Kryeministër i Shqipërisë, por para së gjithash deputetëve të të gjitha forcave politike, të cilëtperfaqesojne votuesit dhe që, në fund, paguajnë kosto të rënda nga dështimet e udhëheqësve egoistë dhe të pangopur për pushtet ekonomik dhe politik.

Janë bërë tashmë disa raste kur Rama nuk ka dëgjuar këshillat dashamirëse, por as veprimet bllokuese të partnerëve strategjikë dhe të institucioneve financiare.

Duke u bazuar edhe në përvojën e tranzicionit tonë politik, ekonomik dhe shoqëror, ky nivel egoje dhe abuzimi me pushtetin është fillimi i fundit të çdo lideri politik.

Bashkimi Evropian e paralajmëroi dhe e penalizoi për korrupsionin në bujqësi, duke bllokuar 112 milionë euro për sektorin bujqësor.

FMN, BB, BE dhe SHBA kanë reaguar publikisht kundër amnistise fiskale/ paqes fiskale.

Po ashtu, janë shprehur kundër projektit “Smart City”, sepse ai cenon rëndë sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe mund të keqpërdoret në përplasje gjeopolitike dhe gjeostrategjike në një Ballkan tashmë të trazuar.

SHBA mbetet e shqetësuar dhe ia ka shprehur qeverisë shqiptare shqetësim edhe lidhur me projektine Portit te Durresit, jo vetëm në raport me sigurinë kombëtare, por edhe seps porti është një aset i rëndësishëm i mbrojtjes edhe te NATO-s

Qytetarët që më kanë pyetur pse medalja u mor pasi u nënshkrua kontrata e “Smart City”, nuk kam një përgjigje tjetër veçse: vende të ndryshme përdorin diplomacinë e medaljeve për të fituar më shumë akses në ekonomi të varfëruara, përmes kryetarëve shtetesh të “lumturuar”.

Atë medalje e kanë marrë edhe Putini edhe Trump. Në cilin krah e gjen veten Rama i?

Qeverisja e dehur e Ramës është në një fazë ku përbën rrezik jo për PS-në, por për Shqipërinë.

Ai vetë nuk ndalet më; është viktimë e etjes për pushtet absolut dhe për një profil ndërkombëtar absurd.

Asnjë kryeministër i një vendi të goditur nga kriza natyrore nuk do të guxonte të qëndronte tri ditë jashtë vendit të tij dhe të vetëkënaqej jo nga rezultate konkrete, por nga batutat.

Rama nuk do të ndalet në rritjen e pushtetit të tij, i dehur edhe nga 83 mandatet.

Deputetët socialistë kanë përgjegjësinë ta ndalin Ramën.

Ka shumë deputetë që mund të tregojnë integritet profesional dhe përgjegjësi qytetare e politike për ta ndalur këtë rrezik.

83 votat abuzive mund të reduktohen deri në 69 mandate, nëse 15 deputetë të PS-së grupohen brenda partisë në një bërthamë që kushtëzon votën me reduktimin e pushtetit absolut, kunder oligarkeve dhe perqendrimit te pasurise dhe me frenimin e rritjes dhe thellimit të pabarazisë.

Margaret Thatcher u rrëzua nga pushteti nga besnikët e saj më të mëdhenj dhe më të mirëshpërblyer në karrierën politike, pikërisht nga njerëzit e saj.

Dhe e dini pse e bënë këtë?

Sepse qeverisja e Thatcher-it ishte bërë deri në atë pikë e pashpirt, sa ata nuk mund ta toleronin më.

PS është në një moment kritik në raport me historinëe saqj por sidomos me historine e Shqipërisë.

PD është në një krizë të rëndë lidershipi.

Pyetja “po iku Rama, kush do të vijë?” nuk u shtrua as për Enverin: “po iku Enveri, kush do të vijë?”

Shqipëria ka shumë atdhetare te mire nga gjithe sektri shoqerore dhe politike që e duan dhe do t’i shërbejnë vetëm Shqipërisë euro-atlantike.

Zjarr Tv Ad