Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

0
0

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar ngjarjen si tejet shqetësuese dhe të papranueshme.

Sipas Lapajt, në një institucion si QSUT, që është spitali qendror i vendit dhe ku kryhen ndërhyrjet më të vështira mjekësore, mungesa e energjisë elektrike nuk duhet të ndodhë në asnjë rrethanë.

Ai theksoi se spitale të tilla duhet të kenë linja të dyfishta dhe gjeneratorë funksionalë, pikërisht për të shmangur situata që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve.

Postimi i Lapajt:

QSUT është spitali qendror i vendit. Aty kryhen ndërhyrjet mjekësore më të vështira në vend. Janë pavione të tëra që kanë reanimacion. Është thjesht shokuese se si mund të ikin dritat aty!

Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Spitali si ai kanë linja të dyfishta, gjenerator e me radhë. Thjesht nuk mund të fiken dritat aty! Është fatale!

8 milion euro në vit për konçesionin e Chek up-it;

100 milion euro për konçesionin e sterilizimit;

Si ka mundësi që ka miliona euro për konçesione, por nuk sigurojmë dot dritat në spitalin kryesor të vendit?

Zjarr Tv Ad