Saimir Korreshi krahason ministrat me perimet: Panxhar sheqeri është Belinda, ndërsa Rama është patëllxhani

0
0

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ishte në emisionin “Oponencë”, ku foli mbi mandatin e Belinda Ballukut.

Sakaq, drejtuesit e programit kishin përgatitur një surprizë për Korreshin teksa i paraqitën një shportë me perime, të cilat Korreshi i krahasoi në nga një me ministrat e kabinetit Rama.

Korreshi: Speci i kuq, si djegës është ministria e re e Brendshme. Meqë hoqi zv.ministren meqë pinte duhan.

Ky është Niko Me Leshi. Qitro, ministres së Shëndetësisë. E mbaron fjalimin, e kthen mbrapsht ku e nisi.

Limoni. Që të tharton është ai ministri i Turizmit, që akoma i them kemi Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës akoma nuk ka paguar qiranë. Hiqen sikur po bëjnë namin.

Kungullin, ai Lamallari i plotëson të gjithë, por ky i Mjedisit. Ai që s’kishte firmos akoma. I kam thënë 100 herë po fryn atje në Lushnjë.

Speci jeshil, i Inovacionit, një e vogël si pipirickë.

Panxhar sheqeri është Belinda. Lekët i bën sheqer, mjaltë. Nuk duket e ëmbël kështu, po ka sheqer shumë.  

Brokoli, ai i Beratit, që merret me administratën. Pushtetin vendor.

Hudhra, Elisa Spiropali. Sepse hudhra e shikon si antibiotik.

Zjarr Tv Ad