Eurodeputeti gjerman debat me Ballën: Pse Shqipëria e pranoi aq shpejt ftesën për Bordin e Paqes

0
0

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka debatuar këtë të mërkurë me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë vizitës së delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në vendin tonë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Gahler i ka kërkuar shpjegime Ballës se përse Shqipëria pranoi menjëherë të marrë pjesë në Bordin e Paqes, një iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndërkohë që BE-ja se ka bërë një gjë të tillë.

Në përgjigje, Balla, i zënë ngushtë, është shprehur se sipas tij Shqipëria dhe SHBA kanë një mardhënie të ngushtë, ndërsa i ka kërkuar Gahler që të pyesë në Këshillin Europian se përse vendet e BE-së nuk kanë një pozicion të përbashkët për këtë çështje.

Më tej, sipas raportimeve, Balla, ka zhvendosur vëmendjen e debatit, drejt gjyqit që po zhvillohet në Hagë kundër udhëheqësve te Kosovës, duke thënë se çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim, teksa i ka kërkuar delegacionit që të merret Parlamenti Europian me këtë çështje.

Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian duhet ta ndjekë këtë çështje”, ka deklaruar Balla.

Zjarr Tv Ad