Marjo Përlleshaj autori i vrasjës së Martin Canit nuk është pajtuar me vendimin e shkallës së që e dënoi me 16 vite burg pasi së fundmi ai e ka ankimuar këtë vendim në apel.
Burimet bejnë me dije se avokati i mbrojtes së Përlleshajt argumenten se ndaj Marios nuk mund të rëndojë akuza e vrasjës në rrethana cilësuese veper penale që shkalla e parë e dënoi.
Në argumetat e paraqitura në apel ai prentendon se krimi ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe tronditjes së fortë psiqike.
Këto argumente mbrojtja i ka paraqitur edhe në shkallën e parë por që nuk u morën parasysh nga shkalla e parë.
Me datën 9 dhejtor të vitit të shkuar Marjo Përlleshaj u dënua me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e shkollës “Fan Noli”, ku të miturit u konfliktuan mes tyre ku sherri degradoi në përdorimin e thikës.
Si pasojë e sulmit, Martin Cani mbeti i vrarë, ndërsa shoku i tij Luis Mecaj u plagos dhe u transportua për ndihmë mjekësore.
Pas hetimeve, Prokuroria ngriti akuzën për vrasje dhe plagosje të rëndë ndaj të miturit, duke kërkuar një dënim maksimal, por gjykata vendosi një masë më të ulët se kërkesa e organit të akuzës.




