E shtunë, Mars 28, 2026
Ballina Aktualitet Mbledhje në Njësinë nr.2 në Tiranë, Rama prezanton ekipin e ri drejtues

Mbledhje në Njësinë nr.2 në Tiranë, Rama prezanton ekipin e ri drejtues

0
21

Pasditen e djeshme u zhvillua një mbledhje në Njësinë nr.2 në Tiranë, e thirrur nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa u prezantuan edhe dy të deleguarit e Njësisë 2.

Në këtë njësi, Partia Socialiste ka vendosur ekipin e ri drejtues politik, që përbëhet nga Gent Gazheli, Olta Manjani, Delina Ibrahimaj dhe Blendi Klosi, të cilët do të punojnë së bashku për të realizuar objektivat e kryeministrit Rama.

Takimi vjen një javë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku u bënë ndryshime të shumta në drejtuesit politikë në qarqe, dhe pas një serie takimesh të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit.

Zjarr Tv Ad