E premte, Prill 17, 2026
Ballina Aktualitet SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberin

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberin

0
19

Ditën e sotme mësohet se SPAK ka shpallur pretencën për ish-kreun e ARRSH-së Ervis Berberi, për të cilin ka kërkuar 10 vite burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsionit pasiv dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Burime për mediat bëjnë me dije se dënimi i Berberit ulet deri në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu mësohet se janë caktuar për të 5 vite mosushtrim funksionesh publike.

Kujtojmë se të pandehur për të njëjtën çështje janë: Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa, si edhe dy shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”.

Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” më shumë se një herë.

Referuar hetimeve të prokurorisë, ka rezultuar se Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kishte kaluar fiktivisht pronësinë e shoqërisë “DAAM” sh.p.k tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami, por vijonte të ishte pronari de facto i saj, duke e përdorur për të përfituar personalisht nga tenderat publikë.

Në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 lekë.

Zjarr Tv Ad