E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet Kritikat e Spiropalit për qeverinë dhe Ramën, Balla: Nuk i kam dëgjuar...

Kritikat e Spiropalit për qeverinë dhe Ramën, Balla: Nuk i kam dëgjuar …

0
28

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas mbledhjes u pyet në lidhje me një vendimmarrje të mundshme për Elisa Spiropalin pas kritikave të kësaj të fundit mbi qeverinë, që kur nisi përplasja me Edi Ramën për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha për gazetarët se kritikat e saj Spiropali nuk i ka shprehur në mbledhjen e grupi, ndërsa theksoi se një vendimmarrje për të do të merret kur Kryesia të bëjë një raport për punën e deputetëve.

“Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport”, u përgigj Balla.

Pjese nga komunikimi me gazetarët

Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Kjo është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.

Pyetje:  A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e  Ballukut?

Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…

Pyetje: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar

Pyetje: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi

Zjarr Tv Ad