E martë, Prill 28, 2026
Ballina Aktualitet Transformimi i Ilir Metës në paraburgim, psikologia shpjegon ndikimin psikologjik

Transformimi i Ilir Metës në paraburgim, psikologia shpjegon ndikimin psikologjik

0
25

Psikologia Manolita Hida, e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ka komentuar ndryshimet fizike të ish-Presidentit Ilir Meta gjatë qëndrimit në paraburgim, duke i lidhur ato me efektet psikologjike që sjell izolimi dhe privimi nga liria.

Sipas saj, të paraburgosurit kanë mundësi të mbajnë veshje të sjella nga familjarët, çka krijon një lidhje të vazhdueshme me jetën jashtë. “Duket sikur burgu mbetet një farë zgjatimi i familjes që është jashtë”, u shpreh Hida, duke theksuar rëndësinë e këtij kontakti për ruajtjen e identitetit personal.

Megjithatë, ajo nënvizoi se qëndrimi në burg shoqërohet me një përballje të fortë të individit me veten, në një hapësirë të kufizuar ku çdo aspekt i jetës kontrollohet. Kjo situatë, sipas saj, mund të çojë në fenomene si depersonalizimi dhe humbja e autonomisë.

Të dënuarit dhe të paraburgosurit kanë mundësi të përdorin veshje që familja ua sjell. Bëhet një lloj lidhje me familjen. Duket sikur burgu mbetet një farë zgjatimi i asaj familjes që është jashtë. Por vjen me një pyetje që kush jam unë në këtë hapësirë të kufizuar, ku çdo gjë kontrollohet nga disa orare dhe disa njerëz. Mund të jetë izolimi një faktor, por s’është faktori i vetëm. Në burg ndodh depersonalizimi dhe humbja e autonomisë. Duke marrë parasysh një element shumë të rëndësishëm, infantilizmi, një individ që ndodhet në kushtet e privimit të lirisë, çdo kujdes e merr nga bota e jashtme, kemi humbje totale të autonomisë. Varet shumë edhe pjesa e mbështetjes sociale dhe familjare që ti ke nga jashtë. Përkujdesja nga familja bëhet thelbësore për individët e privuar nga liria, krijon imazhin e ruajtjes së autoritetit dhe rolit që individi ka pasur jashtë. Burgimi është edhe çështje mendore, çfarë ndodh me mendjen tënde kur je brenda burgut. Të qenurit brenda një mjedisi të mbyllur nxit elemente që kanë të bëjnë me përjetimin e stresit, që mund të krijojë situata që lidhen me shëndetin mendor, dhe mund të çojë në përkeqësimin e kësaj situate. Kemi edhe vdekje sociale, kemi humbje të atyre roleve që janë mbajtur në jetën e lirë. Elementët që kanë të bëjnë me gjuhën verbale dhe jo verbale, i drejtohen publikut, për të treguar që unë jam këtu dhe po vazhdoj të luftoj”, tha psikologia.

Zjarr Tv Ad