E mërkurë, Prill 29, 2026
Ballina Aktualitet Automjet i dyshimtë pranë shkollave? Kumbaro: Kemi çdo gjë nën kontroll!

Automjet i dyshimtë pranë shkollave? Kumbaro: Kemi çdo gjë nën kontroll!

0
16

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u komunikuan vendimet e marra këtë të mëkurë, 29 prill.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vuri sërish theksin te procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, ajo deklaroi se qeveria ka trefishuar buxhetin për kërkimin shkencor.

“Dua të ndaj me ju sot një lajm që sidomos është i mirë për botën e kërkimit shkencor, për universitetet, publike dhe jo publike por edhe për çdo institucion tjetër apo kompani private që është e interesuar në produkte të kërkimit shkencor sepse mbyllëm sot me vendim të Këshillit të Ministrave aktin e 12-të nënligjor, në zbatim të ligjit për Shkencën të vitit 2024 që është një paketë shumë e rëndësishme për organizimin e institucioneve dhe të kërkimit shkencor në përgjithësi në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Komisionit Europian dhe të Bashkimit Europian, me mbylljen e këtij akti në bëjmë edhe veprimin e fundit ligjor në detyrimet që kemi për Kapitullin 25, është kapitulli për kërkimin shkencor, për të cilin po punohet prej disa vitesh, një ndër dy kapitujt e parë që do të mbyll negociatat brenda këtij viti”, u shpreh Kumbaro.

U ndal edhe te projektet pas shkolle dhe gjithë programet e tjera për nxënësit.

“Janë projekte kanë 10 vjet që zhvillohen në formate të ndryshme. Në shkolla ku janë bërë investime të rëndësishme, të jenë të hapura edhe aktivitetet pas mbarimit të mësimit. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve. Do të shtojmë edhe Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja”, tha Kumbaro.

“Shkollat do të pajisen me hapësira për të konsumuar ushqim”, shtoi ministrja.

Ministrja qetësoi të gjithë prindërit sa i takon shqetësimeve që kanë lindur ditët e fundit për disa gra të mbuluara apo një furgon pranë shkollave në zona periferike të Tiranës.

Pyetja e gazetarit: Një automjet që po qarkullon pranë shkollave, i përket iranianëve që janë strehuar në Manzë? A ka një plan për të sqaruar prindërit?

“Dua t’ju siguroj që masat e sigurisë janë të garantuara 100%”, u përgjigj Kumbaro, duke vënë theksin te bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.

“Patrullat janë aty çdo ditë, për të garantuar të gjithë perimetrin e shkollës. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, janë persona kontakti në komunikim të rregullt me Policinë për çdo sinjalizim”, përfundoi ajo.

Zjarr Tv Ad