E martë, Maj 5, 2026
Ballina Aktualitet Korreshi: Dhjetëra viktima te “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, bashkia ‘ha fara’!

Korreshi: Dhjetëra viktima te “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, bashkia ‘ha fara’!

0
18

Gjatë seancës së Kuvendit, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ngriti shqetësime për gjendjen e infrastrukturës dhe investimeve në Lushnjë, duke akuzuar qeverinë për mosveprim dhe mungesë përkujdesjeje ndaj qytetarëve.

Ai kritikoi mënyrën se si po menaxhohen fondet dhe theksoi nevojën urgjente për ndërhyrje që të shmangen tragjedi të tjera.

“Pushimi i shoferit në Lushnje ka dhjetëra të vdekur, bashkë me kthesën e Savrës. Nuk janë tunel Llogaraje ore, duam shumë pak lekë. Kursejnë jetë. I them shokut Karakaç t’i harxhojnë lekët, po patën lënë paraardhësit atje në sirtar ndonjë zarf me lekë pa harxhuar. 400 mln lekë për të ngrënë fara gjithë bashkia. Me ato mund të kishin marrë lekë të gjithë ata që u prekën nga shiu, ngricat. Këta këtu tregojnë përralla e shtylla elektrike. Na sollën se nuk kishte të fortë Lushnja, por na sollën policë nga Shkodra. Erdhi Jarani, na kërkoi pilaf. Po e di i pyetur e donte me lëng apo shumë lëng. Pyeteni njëherë jaranin pse e hoqën nga puna. Pyeteni kujt i dërgoi mesazh janari.”

Zjarr Tv Ad