E mërkurë, Maj 6, 2026
Ballina Aktualitet PS zyrtarizon ndarjen nga Elisa Spiropali? Ish-ministrja shfaqet e vetme në homazhet...

PS zyrtarizon ndarjen nga Elisa Spiropali? Ish-ministrja shfaqet e vetme në homazhet e Servet Pëllumbit

0
52

Elisa Spiropali është shfaqur e vetme në homazhet për ndarjen nga jeta të profesorit të socialistëve, intelektualit të majtë Servet Pëllumbi. Në anën tjetër, Grupi Parlamentar i PS ka qenë i gjithi i bashkuar dhe mes tyre mungonte vetëm Spiropali.

E pyetur për këtë episod, ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, është shprehur se ajo ka qenë e vetme për shkak se “Unë i kam kryer homazhet si ish-kryetare e Kuvendit. Këtu vend kanë të gjithë, pavarësisht posteve të tyre.”

Elisa Spiropali shmangu përpara gazetarëve “akuzat” ndaj socialistëve, në respekt edhe të ngjarjes ku po merrte pjesë, por mesa duket përjashtimi i saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste sot është bërë fakt.

Teksa u ndal tek Servet Pëllumbi, ajo tha se ai ka qenë “Një burrë i urtë me një energji të mirë, e cila gjithmonë përcillej në jetën e tij publike dhe në jetën private.”.

Këtë të mërkurë, familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët politikë po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të së majtës shqiptare, ish-kryetarit të Kuvendit, profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Zjarr Tv Ad