E mërkurë, Maj 13, 2026
Ballina Aktualitet U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, gjykata refuzon Meremen

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, gjykata refuzon Meremen

0
25

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës i ka kthyer mbrapsht padinë kandidatës së përjashtuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, pasi “mungojnë dokumentat shoqërues”.

Vendimi është marrë në datë 8 Maj 2026 nga gjyqtarja Suela Xhani.

Mjekja Sela paraqiti aplikimin për të kandiduar për postin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare, në kuadër të procesit që pritet të zhvillohet në 23 Maj.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, me vendimin e datës 1 maj 2026, vendosi të mos miratojë emrin e Mereme Selas si kandidate zyrtare për drejtimin e subjektit politik.

Mjekja Sela nuk u pajtua me këtë vendim dhe kërkoi nga Gjykata e Tiranës që të shqyrtonte padinë e saj dhe në fund të shpallte të pavlefshëm vendimin për skualifikimin e saj nga gara.

Gjyqtarja e shortuar për shqyrtimin e padisë, Suela Xhani, kreu një vlerësim paraprak të dokumentacionit dhe konstatoi se mungonin një seri aktesh që të bënin të vlefshme kërkesën.

Në vendimin e siguruar nga “Boldnews.al”, gjykata konstaton të paktën pesë mangësi kryesore:

– Së pari, pala paditëse, pra aplikantja Mereme Sela, nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhëna të tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse. Gjithashtu, padisë nuk i është bashkëlidhur një mjet identifikimii vlefshëm, nëformën e kërkuar nga ligji;

– Së dyti, gjykata thotë se, rezulton që pala e paditur është person juridik dhe, rrjedhimisht duhet përcaktuar qartë emërtimi i tij, ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;

– Së treti, gjykata konstaton se paditësja nuk ka paguar tarifë gjyqësore;

– Së katërti, konstatohet se në kërkesë-padi nuk janë parashtruar qartë rrethanat e faktit dhe faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim.

– Së fundmi, rezulton se aktet provuese bashkëngjitur padisë, përfshirë vendimin nr. 120 datë 01.05.2026 “Për shqyrtimin dhe miratimin e kandidaturave për kryetar të PDSH-së” I Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, janë fotokopje, jo të njëhsuara me origjinalin ose origjinale dhem rrjedhimisht jo në formën e kërkuar ngaligji.

Pasi konstatoi këto mangësi, gjyqtarja Xhani vendosi se “kërkesë-padia përmban të meta thelbësore dhe duhet t’i kthehet paditëses”.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës, megjithatë, nuk i heq të drejtën paditëses Mereme Sela që, të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të dorëzojë sërish një kërkesë të re para trupës gjykuese.

Zjarr Tv Ad