E shtunë, Maj 23, 2026
Ballina Aktualitet Sot zgjedhjet e brendshme në PD, demokratët votojnë për kryetarin e partisë

Sot zgjedhjet e brendshme në PD, demokratët votojnë për kryetarin e partisë

0
12

Demokratët po u drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë forcën politike në katër vitet e ardhshme.

Në garë do të jetë vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. Berisha deklaroi se votimet, edhe pse me një kandidat të vetëm, janë demokratike dhe synojnë ripërtëritjen e Partisë Demokratike.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e demokratëve në rrethe. 

Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së, ndërsa rezultati pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës.

Kreu aktual i PD-së, Sali Berisha, pritet të votojë në selinë qendrore të Partisë Demokratike në orën 11:00.

Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm emrin e tij.

Zjarr Tv Ad