E martë, Maj 26, 2026
Ballina Aktualitet Selami Jenisheri fton në debat televiziv Sali Berishën: Do ta bind se...

Selami Jenisheri fton në debat televiziv Sali Berishën: Do ta bind se është i paaftë për të drejtuar opozitën

0
17

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i cili me partinë e tij ishte aleat me Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, i ka dalë publikisht kundër Sali Berisha dhe e ka sfiduar për një debat televiziv.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Jenisheri tha se gjatë debatit televiziv do ta bindë Berishën se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare.

Më tej, ai deklaroi se është i vetmi deputet që i ka sjellë qeverisë shqiptare 140 miliardë lekë të vjetra dhe se kjo ka qenë detyra e tij si deputet.

Jenisheri: I lutem zotit Sali Berisha që të pranojë ftesën time për t’u përballur me mua në cilindo televizion që dëshiron, që ta bind se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare dhe t’i tregoj se opsioni i partisë sonë e çon jetën e çdo shqiptari përpara, gjë që është detyrë e çdo politikani.

Ish-deputeti Selami Jenisheri është ai deputet që ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë deputet për 35 vjet: i ka sjellë Edi Rama në tavolinë 140 miliardë lekë të vjetra. Dhe kjo është detyra që kam kryer si deputet. Do t’i bind të gjithë shqiptarët se nuk e meritojnë që Sali Berisha të drejtojë opozitën.

Video Credits: EPOST

https://www.facebook.com/reel/1958107601576229

Zjarr Tv Ad