E martë, Qershor 2, 2026
Ballina Aktualitet Abilekaj: Kjo protestë të mbush, tregoi se po bie dyshja Rama-Berisha

Abilekaj: Kjo protestë të mbush, tregoi se po bie dyshja Rama-Berisha

0
16

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar protestat në Tiranë për ndërtimin në Zvërnec, u shpreh me optimizëm për këtë protestë e cila rrëzoi jo vetëm Ramën dhe Berishën si sistem i hajdutërisë së përbashkët, por edhe mediat konvencionale, duke rritur mediat sociale.

“Protesta e sotme me parrullat anti-PD dhe anti-PS po bie dyshja bashkë me mediat konvencionale. Këta të dy, si Shehaj si Qori, janë rritur në mediat sociale, me pak Arlindi.

Dhe t’i shohësh rrjetet sociale, daljet e Berishës me postimet e Agronit dhe Arlindit janë 5 deri në 10 herë më shumë.

Këta po rrëzohen si sistem, dhe ky brezi i ri po tregon se rrëzohet ky sistem, ndaj kjo protestë të mbush.

Këta po tregojnë se po bie ky sistemi hajdutërisë së përbashkët, i këtij konsensusit të hershëm se e mbajmë ne peng politikën të dy.

Po të shohësh rrjetet sociale ky është një lajm shumë i mirë sot situatën se kush është opozita”- u shpreh Abilekaj.

Zjarr Tv Ad