E enjte, Qershor 4, 2026
Ballina Aktualitet Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

0
130

Ish-futbollisti i Kombëtare, Igli Tare është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK). Ndaj ish futbollistit të Kombëtares është ngritur akuza e pastrimit të parave.

Akuza iu komunikua paraditen e kësaj të enjteje, 4 qershor, pasi ai u paraqit në organin e akuzës pas fletëthirrjeve që ishin dërguar ndaj tij.

Tare u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për ish zëvendës kryeministren dhe ish ministren Belinda Balluku.

Belinda Balluku u mor e pandehur për shkelje të pabarazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që është nën hetim edhe për lotët e Unazës së Madhe. Paralelisht ndaj saj, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror./panorama.al

Zjarr Tv Ad