E hënë, Qershor 8, 2026
Ballina Aktualitet Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, humb jetën një i ri

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, humb jetën një i ri

0
55

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e Paskuqanit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person i identifikuar si Ardian Baloshi.

Autori është identifikuar si Sadik Llanaj dhe policia po punon për kapjen e tij.

Dyshohet se konflikti mes autorit dhe viktimës të ketë nisur për një lojë kalçeto.

Kryepolici i DVP Tiranë, Oliger Torba ka konfirmuar se viktimë e të shtënave me armë zjarri mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës/Paskuqanit, ka mbetur shtetasi Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç.

“Rreth orës 11:30 është paraqitur pa shenja jete Ardian Baloshi, i moshës rreth 27 vjeç. Ky shtetas rezulton se dëmtimet i ka pasur me armë zjarrit. Kemi bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punojmë me Forcat Speciale për kapjen e tij.

Duke pasur parasysh dhe rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar e arsyeshme që në operacion të marrin pjesë edhe Forcat Speciale RENEA. Sherri ka qenë banal dhe ka ndodhur në rrugë”, u shpreh ndër të tjera kryepolici i Tiranës.

Zjarr Tv Ad