E enjte, Korrik 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Munguan në seancat plenare, Niko Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Flamur...

Munguan në seancat plenare, Niko Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Flamur Nokën

0
178
Zjarr Televizion Adccccc

Listë-pagesat e Kuvendit të Shqipërisë për pagat e muajit maj, ka aplikuar sanksione të rrepta financiare mbi një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe zyrtarësh të lartë, të cilëve u është ndaluar një pjesë e pagës për shkak të mungesave të papërligjura në punimet parlamentare dhe masave disiplinore të marra ndaj tyre.

Sipas tabelës zyrtare të penaliteteve, vlera e gjobës për një ditë mungesë është fiksuar në 10,443 lekë. Rekordin e penalizimeve për këtë periudhë e mban deputeti i opozitës, Flamur Noka.

Më poshtë renditet lista e plotë e emrave, numri i ditëve të munguara dhe shuma e saktë që u është zbritur nga paga:

Zyrtarët dhe deputetët me penalizimet më të larta:

· Flamur Noka: 5 ditë mungesë – 52,215 lekë gjobë

· Agron Shehaj: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

· Oerd Bylykbashi: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Ana Dajko: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Klevis Balliu: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Belinda Balluku: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Gazment Bardhi: 3 ditë mungesë – 35,901 lekë gjobë

·  Elda Hoti: 3 ditë mungesë – 31,329 lekë gjobë

Të penalizuar me nga 2 ditë mungesë (Gjoba: 20,886 ose 21,902 lekë):

· Fatmir Mediu: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë

  Fatmir Xhafaj 2 ditë mungesë – 21,902 lekë (prill)

· Tedi Blushi: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë

· Vangjel Dule: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë

· Arkend Balla: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë

Të penalizuar me 1 ditë mungesë (Gjoba standarde: 10,443 lekë):

Nga një ditë mungesë ose masë disiplinore kanë regjistruar edhe një sërë emrash të tjerë të njohur nga politika, ku secilit prej tyre i janë mbajtur saktësisht 10,443 lekë nga paga:

Këto ndalesa financiare bëhen automatikisht në borderonë e pagave të Kuvendit, duke u bazuar në rregulloren e brendshme që ndëshkon mospjesëmarrjen pa shkaqe të përligjura në jetën parlamentare./vna

Zjarr Tv Ad