E martë, Qershor 9, 2026
Ballina Aktualitet U denoncua 3 ditë më parë si i zhdukur, i riu në...

U denoncua 3 ditë më parë si i zhdukur, i riu në Tiranë dyshohet se është marrë peng

0
18

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, Armand Shakaj, që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin, Eglant Koçin, i zhdukur në fillim të qershorit. Ndërkohë në pranga ka rënë një 25-vjeçar, Enea Zyferi, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se nga hetimet është bërë e mundur gjetja e motorit të 34-vjeçarit, si dhe janë ushtruar kontrolle në ambientin ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit, por edhe ambiente të tjera, por deri tani nuk është gjetur.

Sipas policisë, nga ky ambient ka dalë më pas autori i dyshuar, i cili mund ta ketë transportuar 34-vjeçarin me automjet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka lëvizur motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar i riu Koçi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K.

Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit.

Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve

Zjarr Tv Ad