E mërkurë, Qershor 10, 2026
Ballina Aktualitet Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

0
66

Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi të ndryshojë sërish çmimet e karburanteve në vend.

Nafta me pakicë do të shitet jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 171 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 159 lekë/litër.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim. 

Zjarr Tv Ad