E martë, Qershor 16, 2026
Ballina Aktualitet Qori përplaset me deputeten e PS: Rama të dorëhiqet, të shkojmë në...

Qori përplaset me deputeten e PS: Rama të dorëhiqet, të shkojmë në zgjedhje! Mila: Dorëzoj mandatin, dalim në garë bashkë!

0
46

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka debatuar me deputeten e PS, Sara Mila, në emisionin Të Paekspozuarit, lidhur me protestën e qytetarëve. 

Qori i kujtoi Milas votat që ka marrë nga të burgosurit, ndërkohë që deputetja iu kthye se po bën të njëjtat akuza si Berisha dhe Flamur Noka. 

Debati: 

Qori: Ne nuk frymëzojmë dot të burgosuris si ti, ju ja keni dalë të frymëzoni të burgosurit, duhet të keni zotësi të jashtëzakonshme. 

Mila: Të frymëzoka Berisha dhe Flamur Noka, sepse këtë e thotë Berisha dhe Noka.

Qori: Është e vërtetë? 

Mila: Dil aty dhe thuaj jam i Berishës dhe Nokës.

Qori: Lëvizja Bashkë në burgje nuk ka marrë vota, ju keni qenë shumë popullore në burgje. Kushedi se pse.

Mila: Dil atje dhe trego që je i frymëzuar nga Berisha dhe nga Noka.

Qori: E vërteta është e hidhur por si ilaçi të bën mirë.

Mila: Të kesh 20 vite dhe të mos frymëzosh njerëz është e dhimbshem. Por përpiquni! Që frymëzohet nga Flamur Noka është lajmi i ditës.

Hoxha: Ju në Elbasan keni marrë shumë vota të PD. Apo jo?

Mila: Arlindi u fut si i ri por duke qëndruar kaq shumë, u bë si këta. Edhe Noka kur ka thënë këtë që tha Arlindi, aty ishte ulur. Ke filluar të devijosh nga fokusi yt i drejtë, por janë zgjedhjet e tua. Sa i përket zgjedhjeve, jam e gatshme ta lë mandatin dhe të dalim në garë bashkë. Të shohim kush frymëzon.

Qori: Në burgje besoj se ju.

Mila: Kush ka të drejtën e votës, nuk ndahet në burg ose jo.

Qori: Shpreha vlerësimin për cilat kategori… 

Mila: Meqë je i drejtë dhe idealist, në rast se kjo protestë kthehet në një institucion poliitk, këta njerëz të organizohen në parti. 

Qori: Në një Shqipëri normale, as në ëndërr nuk e shihnit dot të ishit deputete. Në Shqipërinë e vjetër ju mund të bëheni edhe kryeministre. Por të dalim te Rama. Ai ka mënyrë të thjeshtë për të provuar sa i fuqishëm është, të japë dorëheqjen dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Mila: Pse sa herë dalin njerëz në shesh do të bëjmë zgjedhje?

Qori: Rama humbet dhe po humbi pushtetin, do të humbasë edhe lirinë.

Zjarr Tv Ad