E martë, Korrik 7, 2026
aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Ballina Aktualitet Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre në Fier

Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre në Fier

0
27

Një adoleshente është dhunuar nga tre bashkëmoshatare në Fier. Ndërsa rrihnin të renë ata e filmuan gjithë ngjarjen me telefon. Pamjet tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka, grushte dhe shqelma. Në video dëgjohet edhe vajza që filmon, e cila i nxit të tjerat të vazhdojnë dhunën. Në një moment, adoleshentja tërhiqet zvarrë prej flokësh dhe më pas goditet nga dy vajzat njëkohësisht.

Rrethanat që çuan në konflikt nuk dihen ende, ndërsa identiteti i të miturave nuk është bërë publik. Rasti është denoncuar në policinë e Fierit. Uniformat blu kanë nisur veprimet për identifikimin e vajzave të përfshira dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad