E mërkurë, Korrik 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Nis sot zbatimi i amnistisë penale, 466 të burgosur rifitojnë lirinë

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, 466 të burgosur rifitojnë lirinë

0
12
Zjarr Televizion Adccccc

 Ka hyrë sot në fuqi zbatimi i ligjit për amnistinë penale, i cili u miratua nga Kuvendi më 18 qershor dhe u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj më 30 qershor.

Ligji parashikon që 1,335 persona të dënuar të përfitojnë nga amnistia, mes tyre gra dhe të mitur, për vendimet e formës së prerë të dhëna deri më 31 maj të këtij viti, përfshirë edhe rastet kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është arsyetuar ende.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur.

Sipas dispozitave të ligjit, lirohen ose ulet dënimi për burrat e dënuar me deri në 3 vite burg dhe për gratë e dënuara me deri në 4 vite burg. Të njëjtin përfitim e kanë edhe ata që u kanë mbetur për të vuajtur jo më shumë se 3 vite burg për burrat dhe 4 vite për gratë.

Në kategorinë e përfituesve përfshihen gjithashtu burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç, si edhe personat që kanë qenë të mitur në momentin e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të rasteve të përjashtuara shprehimisht nga ligji.

Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit për vepra të rënda penale, si vrasja me dashje, krimet kundër njerëzimit, krimet seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore, si dhe të gjitha çështjet që trajtohen nga SPAK ose që janë gjykuar nga GJKKO.

Gjithashtu, ligji përjashton personat që i janë shmangur drejtësisë, ndërsa për mijëra raste të tjera parashikon ndërprerjen e ndjekjes penale për kundërvajtje dhe vepra penale me rrezikshmëri të ulët.

Zjarr Tv Ad