E mërkurë, Korrik 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rriten çmimet e karburanteve, nafta arrin në 198 lekë litri

Rriten çmimet e karburanteve, nafta arrin në 198 lekë litri

0
23
Zjarr Televizion Adccccc

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Nafta po tregtohet deri në 198 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur në 189 lekë për litër, duke reflektuar presionin e zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Rritja vjen në një moment kur tregu funksionon pa mekanizmin e çmimeve të vendosura nga Bordi, duke i lënë kompanitë të përcaktojnë çmimet sipas kostove të furnizimit dhe dinamikave të tregut.

Për konsumatorët, kjo përkthehet në një faturë më të lartë jo vetëm për furnizimin e automjeteve, por edhe në rrezikun e efekteve zinxhir në transport, shërbime dhe çmimet e mallrave të konsumit./A2 Televizion

Zjarr Tv Ad