E mërkurë, Korrik 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me...

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

0
8
Zjarr Televizion Adccccc

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Përlleshajn me 16 vite burg për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë.

Babai i Martin Canit, në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, është shprehur se nuk janë të kënaqur me dënimin e autorit, pasi pretendonin më shumë.

“Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale.

Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Falë zotit që nuk ka pasur fëmijë të tjerë aty. Sa i përket autorit, Luisi ishte i vdekur, ndërkohë që Martinin e vrau me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, tha ai.

Zjarr Tv Ad