E enjte, Gusht 20, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vrasja në Ksamil/ Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do...

Vrasja në Ksamil/ Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri

0
21

Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sokrat Vata. I dyshuari kryesor për vrasjen punonte si roje sigurie në plazhin ku ndodhi krimi, ndërsa kishte precedentë penalë.

Media thekson se trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri. Shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë, pasi u gjet i fshehur në bagazhin e një makine.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka nisur rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.

Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit ‘Principote’, Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Zjarr Tv Ad