E premte, Gusht 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dy vatra të mëdha zjarri në bashkinë Mirditë, flakët i afrohen banesave....

Dy vatra të mëdha zjarri në bashkinë Mirditë, flakët i afrohen banesave. Evakuohen 4 familje

0
11

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Zjarr Tv Ad