E shtunë, Gusht 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Sezoni i ri politik, Rama takim 2-ditor me ministrat në Pogradec

Sezoni i ri politik, Rama takim 2-ditor me ministrat në Pogradec

0
18

Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec.

Të dielën dhe të hënën mësohet se ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.

Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore.

Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.

Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Zjarr Tv Ad