E premte, Shtator 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Veliaj shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin, Rama mbledh “kupolën” socialiste të Tiranës

Veliaj shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin, Rama mbledh “kupolën” socialiste të Tiranës

0
61

Vetëm një ditë pasi u dha lajmi për shkarkimin e kryetare së komanduar të Tiranës, Anuela Ristanit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të deleguarit politikë dhe deputetët e Tiranës. Takimi që pritet të mbahet ditën e sotme  në 11:00 në Tiranë, vjen një ditë pas mbledhjes së socialistëve që u zhvillua në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë dhe ministrat, fokusi i të cilës ishte zbatimi në terren i  “Besës” dhe “Pranisë Besnike”.

Siç raportuam dhe ditën e djeshme, gjatë takimit të mbajtur dje mes socialistëve u diskutuan mekanizmat e ndërveprimit qeveri-deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për Pasqyrë Albania.

Ndërsa takimi me deputetët e Tiranës, do të zhvillohet pak orë pasi u mësua se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimi  që nga 10 shkurti 2024, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë Anduena Risani. Një ndër arsyet që e nxitën Veliajn për të marrë vendimin për shkarkimin  e Ristanit, është edhe mosrespektimi nga kjo e fundit urdhrave që ai ka dhënë.

Zjarr Tv Ad