E enjte, Shtator 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Ku e keni Vlorën?”/ Protestuesit rrethojnë Parlamentin, policia zgjeron perimetrin e sigurisë

“Ku e keni Vlorën?”/ Protestuesit rrethojnë Parlamentin, policia zgjeron perimetrin e sigurisë

0
6

Ka nisur protesta e thirrur paraditen e kësaj të enjteje përpara Parlamentit.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar nga efektivët e policisë pesë persona pranë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën por nuk janë lejuar nga policia.

Tre prej tyre u shoqëruan që në fillim, kur nisi grumbullimi i protestuesve, ndërsa dy të tjerë u shoqëruan më vonë.

Qytetarët kanë thënë se do të mblidhen çdo seancë përpara Parlamentit, për të kërkuar largimin e Ramës dhe të deputetëve, për të cilët ata thonë se nuk përfaqësojnë popullin, por krimin.

Zjarr Tv Ad