Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë e vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK.
E shoqëruar nga efektivë të policisë, Hyseni u paraqit para gjykatës mes interesit të lartë mediatik. Gazetarët e pyetën lidhur me pretendimet për marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar, por ajo nuk dha përgjigje për këto çështje.
Në GJJKO Vlora Hyseni do t’i nënshtrohet edhe marrjes në pyetje dhe shqyrtimit të masës së saj të sigurisë atë të arrestit në shtëpi dhe pezullim nga detyra.






