Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime të publikuara nga studioja e kompozitorit, Adrian Hila.
Sipas raportimeve në media, gjatë dëshmisë së saj, Fara është shprehur se Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot dhe se ajo vetë nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesë.
Ndërkohë pak më herë u raportua se ndaj kompozitorit Adrian Hila, ishte regjistruar një denoncim lidhur me rastin.
Ndërkohë, një ditë më parë Adi Hila u paraqit në Komisariatin e Policisë për të bërë dëshminë e tij, ku u shpreh se kamerat në shtëpinë e tij i ka vendosur për arsye sigurie, ndërsa shtoi se nuk janë publikuar nga ai.
Gjithashtu mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024.






