E enjte, Tetor 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tensione në protestën pranë Parlamentit, policia hedh spraj lotsjellës drejt qytetarëve 

Tensione në protestën pranë Parlamentit, policia hedh spraj lotsjellës drejt qytetarëve 

0
11

Është tensionuar protesta pranë Parlamentit mes protestuesve dhe policisë. Efektivët e vendosur pranë xhamisë për të mos lejuar kalimin e protestuesve drejt parlamentit, kanë hedhur spraj lotsjellës në drejtim të qytetarëve.

Protestuesit janë përpjekur të çajnë kordonin e policisë dhe gardhin metali të vendosur pranë xhamisë, me qëllim për të shkuar para Parlamentit ku po zhvillohet seanca plenare për reformën e re territoriale.

Policia nuk ka lejuar protestuesit të përparojnë drejt Parlamentit duke përfunduar në përplasje dhe shtyrje të dhunshme mes të dyja palëve.

Zjarr Tv Ad