E shtunë, Tetor 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ambasadori amerikan Eric Wendt shkon në SPAK, takim me kreun e institucionit...

Ambasadori amerikan Eric Wendt shkon në SPAK, takim me kreun e institucionit Klodian Braho

0
9

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, ku është pritur nga përfaqësuesit e institucionit.

Kujtojmë se edhe katër ditë më parë, diplomati amerikan u takua me dy drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Në njoftimin për atë takim, Ambasada Amerikane theksoi se “Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.

Po ashtu, ambasada bëri të ditur se “Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”.

Zjarr Tv Ad