E premte, Tetor 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, protestuesit grumbullohen në Sheshin...

Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, protestuesit grumbullohen në Sheshin Skënderbej

0
8

Protesta në kryeqytet shënon sot ditën e katërt, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në Sheshin Skënderbej për t’iu bashkuar tubimit.

Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt protestës.

Gjatë rrugës, pranë zonës së Medresesë, ata janë përballur me një kordon policor, i cili ka tentuar t’u pengojë vijimin e marshimit.

Pavarësisht pengesës, studentët kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të vijojnë marshimin drejt protestës.

Mbështetje për studentët kanë shprehur edhe qytetarët që lëviznin me automjete në zonë, duke u rënë borive në shenjë solidariteti.

Zjarr Tv Ad